Një aktivist bjellorus që ishte shpallur i zhdukur u gjet i vdekur. Policia ukrainase tha ka filluar hetimet për vrasjen e Vital Shyshou. “Qytetari bjellorus Vital Shyshou, i zhdukur dje në Kiev, u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij”, thuhej në deklaratën e policisë. Policia tha se do të hetonte të gjitha mundësitë, përfshirë edhe dyshimet për vrasje të maskuar si një vetëvrasje. Vital Shyshou, ka drejtuar një organizatë joqeveritare me qendër në Kiev e cila ndihmon bjellorusët që ikin nga persekutimi i regjimit të Alyaksandr Lukashenkos.