Një trup i dekompozuar është gjetur këtë mesditë në brendësi të një hotel të papërfunduar në Vlorë pranë sheshit ‘Flamuri’. Viktima është i gjinisë mashkull dhe dyshohet se ka disa ditë i pajetë në brendësi të ndërtesës. Deri më tani dyshohet për vdekje natyrale, por pritet ekspertiza mjekoligjore për të vërtetuar gjithçka.