Po gërrmonin për të hapur një pus në oborrin e shtëpisë në Ratnapura të Sri Lankës, kur ndeshën papritur në një gur të madh të bardhë me damarë blu. Ai gur kishte një shkelqim të pazakontë, ndaj pronari i shtëpisë vendosi të njoftonte për këtë zbulim ekspertët, të cilët i dhanë lajmin që e shokoi dhe gëzoi njëkohësisht: guri 510 kg, ishte në fakt zafiri më i madh i papërpunuar që është gjetur ndonjëherë në botë dhe kap një vlerë prej 100 milionë dollarësh.