Ndotja e lumit Gjanica mëngjesin e sotëm është në nivele alarmante , me një aromë të rëndë mbytëse. Kjo situatë shumëvjeçare duhet të marrë fund janë shprehur njëzëri në kulmin e indinjatës qytetarët fierakë duke dënuar neglizhencën ndër vite të institucineve përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj situate. “ Kjo ndotje shkatërron mushkëritë , është kancer” thonë ata, ndërsa theksojnë se kjo ndotje e rëndë zbeh edhe investimin prej miliona eurosh në kuadër té projektit té Rilindjes Urbane për rikualifikimin e qëndrés së qytetit.