Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gërryente me ekskavator shtratin e lumit Mat për të marrë inertet. Dy kamionë dhe një ekskavator janë sekuestruar, ndërsa R. N. 32 vjeç, banues në Lezhë u arrestua. Lezhë/Intensifikohen kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me fokus parandalimin dhe goditjen e krimeve ndaj mjedisit. Gërryente gjatë natës, me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 32-vjeçari. Sekuestrohen 2 kamionë dhe 1 ekskavator.