Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, me inicialet Gj.K., banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh. Ai në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin në subjekt. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy shoferët që bënin transportin e inerteve me trajlera.