Të lënë vetëm nga politika, te braktisur edhe nga bashkefshatarët, te vetmit qe e kujtojne sot tragjedine e 15 marsit të 14 viteve më parë, janë te afermit e 26 viktimave. Për familjarët e të vrarëve nga shpërthimi i Gërdecit kjo është dita e nje plage që nuk është mbyllur akoma, që kur në orën 12 të së shtunës 15 mars 2008 jeta e 26 prej tyre mbaroi, duke ndryshuar përfundimisht edhe jetën e atyre që mbetën gjallë.