Prej 40 vitesh Ziso Musha, gdhend drurin për ta kthyer në art. Ziso ka punishten e vet në Fier. Në atelienë e tij janë bashkë veprat e shumë viteve punë që nga ikonat, triptikët me figura njerëzish, nga gjithe trevat e Shqipërisë të gdhendura mjeshtërisht në dru. Çdo ditë ora 7 e mëngjesit e gjen në tavolinën e tij të punës, mbushur plot me dalta.