Top Channel/ Gaza, Biden telefonon Netanyahun: “Jepi fund”!
18/05/2021 11:55

Në fillimjaven e dyte te konfliktit te rindezur izraelito-palestinez, presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për ti thënë se mbështet vendosjen e një armëpushimi mes paleve. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë mbi telefonatën nuk sqaronte se cfarë përgjigje i ka dhënë Netanyahu një kërkese të tillë. Aty theksohet vetem se “ presidenti shprehu mbështetjen për një armëpushim dhe diskutoi mbi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi. Biden, nga sa thekson deklarata, e inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Por ai përsëriti sërish mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga sulmet e raketave. Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit gjithashtu "diskutuan lidhur ,e përparimin e operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza." Gjatë së hënës presidenti Biden dhe ndihmësit e tij punuan pas kuintave duke bërë presion për një pushimzjarri mes Izraelit dhe Hamasit, në sfondin e zhgënjimit që kanë ngjallur bombardimet e Izraelit ndaj një ndërtese të Gazës që strehonte disa organizata lajmesh. Biden po përballet me presion në rritje nga ligjvënësit në Partinë e tij Demokrate për të luajtur një rol më të madh, por zyrtarët amerikanë thonë se ai dhe ekipi i tij kanë zgjedhur një përpjekje të pabujshme, duke biseduar me zyrtarë izraelitë dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara në botën arabe.

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49