Top Channel/ Gaza, 80 bombardime brenda natës- Netanyahu falenderon Shqipërinë
17/05/2021 11:22

80 sulme të reja ajrore ndërmori Izraeli gjatë natës në Gaza. E djela u përshkrua si dita më e përgjakshme që prej rindezjes së konfliktit një javë më parë. 42 persona humbën jetën vetëm dje. Sipas zyrtarëve izraelitë, në shënjestër janë vënë bazat ushtarake dhe kampet stërvitore të grupeve militane palestineze, megjithatë bilanci i viktimave në radhët e civilëve është tragjik. 192 persona kanë humbur jetën deri tani që prej shpërthimit të dhunës, 58 nga të cilët janë fëmijë e 34 gra. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se Izraeli kërkon që Hamasi, i cili qeveris Gazën, t`i paguajë shtrenjtë sulmet e tij me raketa. Ai shtoi se ofensiva e shtetit hebre në enklavën palestineze do të marrë, e nuk ka për të përfunduar shpejt. Ndërkohë, më herët përmes një postimi në rrjetet sociale falenderoi shtetet që sipas tij kanë qëndruar krah Izraelit në këtë konflikt, e mes tyre përmendte edhe Shqipërinë e Kosovën. “Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkruante Netanyahu. Kjo pasi në një reagim të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, theksohej se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent për të diskutuar situatën në Lindje të Mesme por 15 anëtarët e tij nuk qenë në gjendje të binin dakord mbi një deklaratë të përbashkët. Shtetet e Bashkuara – aleat i ngushtë i Izraelit - thuhet se e bllokuan këtë masë me pretendimin se do të ishte e padobishme në procesin diplomatik. Në takim, ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield u shpreh se SHBA-ja ishte e gatshme të ofronte mbështetje "nëse palët kërkojnë një armëpushim".

Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00