Stuhi të fuqishmë kanë goditur rajonet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë mijëra vetë pa energji elektrike e duke shkaktuar kaos dhe frikë nëpër rrugë. 76 centimera borë ranë në disa pjesë të Kalifornisë veriore në 24 orë, duke sjellë ngërce të mëdha të trafikut por edhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.