Konkurrimi për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese rezulton të ketë qenë një proces formalisht i hapur, por realisht i paracaktuar. Dokumentet zyrtare të analizuara nga Top Channel tregojnë se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë kanë ndjekur një procedurë me shkelje të përsëritura të ligjit, që në fund e çuan rezultatin drejt emrit të gjyqtarit Asim Vokshi.