Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher ka qenë në hije për më shumë se dhjetë vjet që nga një aksident i rëndë me ski në Alpe, në dhjetor 2013. Që atëherë, imazhi i tij publik është “ngrirë” në epokën e dominimit të pistave, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet një nga sekretet më të mëdha në botën e sportit.