Një ditë pas telefonatës së kancelarit gjerman Scholz me Putinin ka reaguar G7 duke konfirmuar masat e ashpra ndaj Rusisë. Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara konfirmuan të shtunën zotimin për të vazhduar politikën e vendosjes së masave të ashpra ndaj Rusisë, për shkak të sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, përmes sanksioneve, kontrollit të eksporteve dhe mekanizmave të tjerë. G7 u zotua për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.