Shoferi i një furgoni në Capri të Italisë vdiq në vend pasi mjeti që drejtonte u përplas me një barrierë në rrugë e ra nga 6 metra lartësi. Ai përfundoi shumë pranë një zone ku njerëzit ishin bërë bërë banjo dielli, cka shkaktoi panik mes pushuesve. Në momentin e aksidentit, në mikrobuz ndodheshin 11 persona. Pas ngjarjes, 28 vetë u paraqitën në spital me plagë të ndryshme, mes tyre kishte dhe turistë nga Franca e Libani. Një pjesë e të lënduarve nuk ishin në mjet, por u goditën nga copat që u lëshuan në ajër pas përplasjes së tij.