Rrallë ndodh në ditët e sotme të gjesh shkolla fshatrash të cilat gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve. Rrugët e Labinotit Katund janë të mbushura me fëmijë teksa vitet e fundit në fshatra nuk gjen veçse të moshuar. Shkolla e mesme e bashkuar "11 Deshmorët" në Labinot Katund numëron plot 300 nxënës. Ndër të rrallët fshatra që emigracioni nuk e ka vrarë.