Top Channel/ Fshati italian ofron shtëpi 1$ për amerikanët e zemëruar me rezultatin e zgjedhjeve
20/11/2024 20:06

Teksa shumë komunitete në botë analizojnë ç’do të sjellë për ta rizgjedhja e Donald Trump, një fshat piktoresk italian në ishullin Sardenja e ka kthyer këtë në mundesi ripopullimi. Ashtu si zona të tjera rurale në Itali, dhe fshati i Ollolai përpiqet të bindë të huaj të mbushin shtëpitë e tij pas disa dekadash largimesh. Shtëpitë e lëna pas dore u jepen të ardhurve të rinj për një euro, me kusht zotimin e qëndrimit dhe riparimit të tyre dhe kësaj radhë oferta është drejtuar ndaj amerkanëve. “A je i lodhur nga politika globale? Kërkoni një stil më të balancuar jetese dhe mundësi të reja? Është koha të ndërtosh arratisjen tënde evropiane në parajsën e mahnitshme të Sardenjës”, thuhet në faqen e internetit të Ollolait. Kryetari i komunes tha për rrjetin CNN se faqja ishte krijuar posaçërisht për votues amerikanë pas zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se ai i donte amerikanët dhe shpresonin që ata të ringjallin komunitetin e fshatit “Për amerikanët kanë procedurë me hapa të përshpejtur pranimi, ne besojmë se ata do të vijnë të ringjallin vendin, ata janë shpresa jonë”, tha ai. Shumica e ndërtesave gjenden në qendrën historike dhe janë të masave të ndryshme. Ato janë shtëpitë piktoreske të fermerëve dhe barinjve të vjetër, të ndërtuar me gur. Amerikanët e ftuar në ishull mund të jenë të të gjitha moshave dhe profesioneve, por duhet të hapin një biznesi në fshat. Ata mirëpriten në fshatin malor që ngrihet mbi tokën e vjetër bujqësore me pamje të mrekullueshme, ku shpesh organizohen taverna me produktet e zonës apo karnavalet me maska që zakonisht mbahet në shkurt.

Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03