Ukraina ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të mesazheve Telegram në pajisjet zyrtare të përdorura nga zyrtarë qeveritarë, personel ushtarak dhe punonjës kritikë, sepse beson se Rusia mund të spiunojë si mesazhet ashtu edhe përdoruesit , ka thënë një organ kryesor i sigurisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së vendit tha se masa u mor për të “minimizuar” kërcënimet nga Rusia, e cila filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022. “Telegrami përdoret në mënyrë aktive nga armiku për sulme kibernetike, shpërndarjen e informacioneve dhe softuerit me qëllim të keq, vendndodhjen gjeografike të përdoruesit dhe korrigjimin e goditjeve raketore”, tha Këshilli të premten.