Pamje si këto të disa ditëve më parë në një biznes në Lëzhë I cili pothuajse u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi I gazit nuk janë raste të izoluara. Përdorimi I gazit të lëngshëm për ngrohje apo gatim mbart me vete rreziqe të cilat shmangen vetëm duke ndjekur protokollet e mirë përcaktuara pasi ndryshe nga zjarre të shkaktuara nga faktorë të tjerë, zjarri I shkaktuar nga rrjedhja e gazit merr përmasa në pak sekonda dhe shpesh sjell pasoja fatale.