Pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen tashmë në ekonominë europiane, rritja e së cilës po ngadalësohet ndërsa inflacioni ka marrë të përpjetën. Shkaku kryesor i kësaj situate janë cmimet e energjisë. Konflikti ka bërë që Komisioni i BE-së ta ulë në mënyrë drastike parashikimin e tij të rritjes për ekonominë.