Franca po voton sot për të zgjedhur presidentin e ri. 48.7 milion votues do zgjedhin mes 12 kandidatëve presidencialë, por beteja e fortw wshtw pwr dy prej tyre, presidentit aktual Emmanuel Macron dhe kandidates të së djathtës nacionaliste, Marine Le Pen. anketimet e fundit treguan se diferenca me Le Pen ishte zvogëluar dhe gara është shumë më e ngushtë. Në disa prej anketimeve, ajo rezultonte madje edhe fituese nw njw raund tw dytë. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 50% të votave, atëherë një raund i dytë do të zhvillohet në 24 prill.