Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të emërojë një kryeministër të rri për drejtimin e qeverisë në ditët në vijim, pas dorëheqjes së kryeministrit në largim, Sébastien Lecornu (Sebastien Lëkorny). Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e së mërkurës, Lecornu deklaroi se “misioni i tij ka përfunduar” dhe se tashmë i takon presidentit të zhvillojë konsultimet e fundit për të zgjedhur pasardhësin e tij. “Presidenti ka mundësinë të emërojë një kryeministër brenda 48 orëve të ardhshme,” u shpreh Lecornu, duke nënvizuar se zhvillimet e fundit në Parlament kanë krijuar një situatë të re politike, ku shpërbërja e Asamblesë Kombëtare nuk shihet më si një opsion i domosdoshëm. “Shumica e Parlamentit refuzon shpërbërjen. Shpërbërja do të çonte në një bllokim të ri politik,” theksoi ai, duke shtuar se janë rreth 210 deputetë që mbështesin krijimin e një platforme stabiliteti dhe janë të hapur ndaj një marrëveshjeje mbi buxhetin.