12 mijë punëtorë të huaj në Francë kanë përfituar nga një skemë e posacme që i lejoi përshpejtimin e procedurave për marrjen e nënshtetësisë franceze, e kjo, falë shërbimeve të tyre gjatë krizës së Covid 19. Skema në fjalë synon të ndihmojë njerëzit, vendet e punës së të cilëve janë vënë në rrezik nga kriza. Nëpërmjet saj, punonjës e shërbimeve thelbësore mund të aplikojnë për pasaportën franceze edhe pas vetëm dy vitesh në Francë, në vend të pesë viteve që kërkohen zakonisht.