Një deklaratë e kryeministrit francez François Bayrou ka ndezur tensionet mes Francës dhe Italisë. Në një intervistë për katër televizione franceze, në prag të votëbesimit të 8 shtatorit, Bayrou tha se Italia po ndjek politika të “dumpingut fiskal”, duke ofruar lehtësime për më të pasurit që mund të zhvendosin rezidencën e tyre tatimore.