Top Channel/ Franca drejt “mosbindjes civile”? Grevistët përleshen me policinë
21/03/2023 22:01

"Nuk do të heqim dorë derisa të marrin gjithçka është e jona," tha kreu i sindikatës franceze CGT Olivier Mateu, mes grevistëve të mbledhur para depove të naftës në portin jugor të Fos, ku kanë rinisur furnizimet e karburanteve, shkruan AFP. Në pamjet e publikuara sot policia shihej që përdorte gaz lotsjellës ndaj punonjësve greviste që godisnin me objekte oficerët me veshje të rënda pranë portit të Fos-sur-mer. Mateu shtoi se lëvizja greviste po zgjerohet me grevën e punonjësve te mbeturinave që ka nisur në qytetet e mëdha, kundër reformës së pensioneve nga qeveria. “Do të qëndrojmë deri në fund, derisa të tërhiqen, derisa të rimarrin ato që na përkasin ne, derisa ata të kuptojnë çfarë është nderi e dinjiteti”, shtoi Mateu duke akuzuar qeverinë për korrupsion. Përfaqësuesi tjetër i sindikatës Nicolas Davan, shtoi: “Ne jemi këtu në grevë, edhe për ata që nuk janë lejuar të marrin pjesë dhe shpresojmë të bindim të gjithë se askush nuk na ndalon." Presidenti Emmanuel Macron mbetej gjithsesi i palëkundur në qëndrimin e tij teksa qeveria i mbijetoi mocionit të mosbesimit të ngritur dje nga opozita. Macron shtoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe as zgjedhje të reja apo referendum për reformën, megjithë protestat e gjera. Dje në Paris policia arrestoi dhe 234 njerëz të tjerë pas përleshjeve gjatë natës ku grupe njerëzish i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave, biçikletave dhe objekteve publike. Pamjet: AFP

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19