Top Channel/ Franca do të dërgojë trupa në Ukrainë? Paralajmërimi i fortë i Macron!
02/05/2024 19:14

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar se kjo çështje do të bëhej “legjitime”, nëse Rusia depërton përtej vijave ukrainase të frontit dhe nëse Kievi e bën një kërkesë të tillë. Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për Economist, që u publikua më 2 maj. Ekonomist tha se Macron e dha këtë intervistë, pasi e mbajti një fjalim javën e kaluar, kur deklaroi se Evropa është “e vdekshme” dhe “mund të vdesë”, pjesërisht për shkak të kërcënimit që paraqet agresioni rus, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022. “Nuk e hedh poshtë asnjë mundësi, sepse ne po përballemi me dikë i cili nuk e hedh poshtë asnjë mundësi”, tha Macron kur u pyet nëse ende u qëndron komenteve që i bëri në fillim të këtij viti, kur tha se nuk e përjashton mundësinë që Perëndimi të dërgojë trupa në Ukrainë. Disa analistë besojnë se Rusia mund të jetë buzë fillimit të një ofensive të re shumë të madhe në Ukrainë. Macroni tha se “nëse Rusia vendos të shkojë më larg, ne do të detyrohemi, në çdo rast, t’ia bëjmë vetes këtë pyetje” për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ai e përshkroi një lëvizje të tillë si “paralajmërim strategjik për homologët e mi”. Ai e përshkroi Rusinë si një “fuqi e destabilizimit rajonal” dhe si “kërcënim për sigurinë e evropianëve”. “E kam një synim të qartë strategjik: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”, theksoi Macron. “Nuk do të ketë siguri në Evropë, nëse Rusia fiton në Ukrainë. Kush mund të pretendojë se Rusia do të ndalet aty? Çfarë sigurie do të ketë për vendet e tjera fqinje, Moldavinë, Rumaninë, Poloninë, Lituaninë dhe të tjerët?” pyeti ai./Rel Pamjet: AFP

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00