Shqipëria po përballet me mot të keq dhe reshje intensive ditët e fundit duke sjellë pasoja në përmbytje të tokave bujqësore, dëme ekonomike për familjet shqiptare dhe humbje jetësh. Për emergjencat civile përfshirë këtu përmbytjet dhe rikonstruskionet në hidrovore, qeveria në 2025 i ka dedikuar një fond mbi gjysëm miliardë lekë. Por pavarësisht këtyre masave të cilat një pjesë janë realizuar përmbytjet në vend kanë qenë të ndjeshme në shumë qarqe