Top Channel/ Fondacioni Nobel ndryshon politikat, ftesë edhe Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit
01/09/2023 18:38

Rusia, Bjellorusia dhe Irani janë ftuar nga fondacioni Nobel për të marrë pjesë në ceremonitë e ndarjes së çmimeve që do të zhvillohen për ngjarjet e vitit 2023. Ftesë i është dërguar edhe udhëheqësit të një partie të ekstremit të djathtë në Suedi, që ishte I ndaluar të merrte pjesë më parë. Vidar Helgesen, drejtori ekzekutiv i fondacionit privat tha në një deklaratë justifikoi ndryshimin e politikave me argumentin se dialogu për çështjet me pikëpamje të ndryshme po tkurret. Për të luftuar këtë prirje, tha ai, "ne po i zgjerojmë ftesat në shërbim të kuptimit të çmimit Nobel dhe rëndësinë e shkencës së lirë, kulturës së lirë dhe shoqërive të lira dhe paqësore". Ftesa iu dërgua të gjitha vendeve me misione diplomatike në Suedi dhe Norvegji si dhe tëgjitha partive politike që kanë përfaqësues në parlamentet e dy vendeve. Vitin e kaluar, të dërguarit diplomatikë të Rusisë dhe Bjellorusisë u ndaluan të merrnin pjesë në ceremonitë dhe drekat plot shkëlqim të çmimeve, të cilat zhvillohen gjithmonë më 10 dhjetor, për shkak të luftës në Ukrainë. Edhe ambasadorit të Iranit nuk iu lejua pjesëmarrja për shkak të “situatës së rëndë dhe në përshkallëzim” në vend. Çmimet Nobel ndahen në Stokhokm, përveç Çmimit për Paqen që jepet në Oslo. Lidhur me ndryshimin e politikave nga ana e fondacionit privat, Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha të premten se nëse do të ishte në dorën e tij, nuk do ta kishte lejuar Rusinë të merrte pjesë në ceremoni. Fituesit e çmimit Nobel të këtij viti do të shpallen në fillim të tetorit. Pamejt: AFP

Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
Top Channel/ Trump sulmoi Spanjën, Sanchez: S`duam luftë! Carney: U shkel ligji ndërkombëtar
04/03 14:33
Top News-‘Zgjohen’ celulat e fjetura të Iranit / Hakmarrja e mullahëve, ‘gati të sulmojnë’ Britaninë
04/03 14:31
Top News-‘Zgjidhet’ lideri i ardhshëm suprem / Djali i Ajatollahut është gjallë,shënjestër e Trumpit
04/03 14:12
Top Channel/ I “zhdukën” udhëheqjen, kush janë liderët iranianë të vrarë nga sulmet e SHBA-Izrael?!
04/03 12:19
Top Channel/ “Do mbrojmë Ballkanin”, shefi i NATO-s: Nuk lejojmë vakum, KFOR i fuqishëm!
04/03 12:14
Top Channel/ Izraeli kërcënon Ajatollahun e ri: Cdo lider suprem, shënjestër eliminimi!
04/03 12:13
Top Channel/ Masakër me dronë kamikazë, Irani kërcënon Europën: Franca kryqëzor bërthamor në Mesdhe!
04/03 12:10
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme. SHBA largon personelin nga Ambasada në Qipro
04/03 11:58
Top News – SHBA nuk e di pse e sulmoi Iranin…Trump dhe Rubio japin ‘versione’ të ndryshme
04/03 11:58
Top News – Sulmi kundër Iranit është i paligjshëm! Macron në kurs përplasjeje me Donald Trump
04/03 11:51
Top News – Lufta po prek çmimin e karburantit. Tabaku e Braçe ngrejnë zërin: Spekulim tregtar
04/03 11:45
Top Channel/ Masakër me dronë kamikazë, Irani kërcënon Europën: Franca kryqëzor bërthamor në Mesdhe!
04/03 11:40
Top Channel/ Bllokimi i Hormuzit, nisin pasojat për ekonominë botërore? Trump: Do shoqërojmë anijet!
04/03 11:39
Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
DIGITALB DIGITALB