Top Channel/ Fluturimi i mbijetesës, AFP reportazh për braktisjen e Kune Vainit nga zogjtë shtegtarë
04/04/2024 18:41

E konsideruar prej kohësh si Kopsht i Edenit për zogjtë shtegtarë, Laguna e Kune Vainit përgjatë bregdetit verior shqiptar është braktisur gjithnjë e më shumë nga një sërë speciesh për shkak të rritjes së temperaturave në vend. Përmes një reportazhi me pamje nga kjo lagunë në Lezhë, AFP shkruan se miliona zogj kalojnë nëpër lagunat dhe grykëderdhjet shqiptare gjatë fluturimeve drejt veriut çdo vit, të cilat bëhen pika ndalimi për speciet migratore që udhëtojnë nga Evropa Veriore drejt Afrikës. Me mbi 3.000 hektarë, të shtrira përgjatë detit Adriatik, Kune Vaini është shtëpia e 196 llojeve të shpendëve shtegtarë. Flamingot këmbëgjatë me pendë rozë të ndezur, pulëbardhat, çafkat, rosat janë disa nga shpendët që frekuentojnë lagunën, por sipas ekspertëve, numri i tyre është në rënie vit pas viti. AFP citon një sondazh, sipas të cilit 40 për qind e popullsisë së shpendëve migratorë mungonin në janar. Gjuetia pa leje, helmimi, përplasja me linjat e energjisë elektrike dhe humbja e habitatit vret me mijëra zogj shtegtarë çdo vit. Por, temperaturat e larta në të gjithë globin mund të rezultojnë edhe më shkatërruese. “Ka shumë arsye, por mbi të gjitha është ngrohja globale ajo që ka ndikuar në migrimin dhe sezonet e riprodhimit”, u shpreh Kreshnik Toni, i cili mbikëqyr rezervatet e mbrojtura natyrore në Lezhë. Peshkatarët vendas fajësojnë ngrohjen e ujërave për reduktimin e peshqve në zonë, duke i privuar zogjtë nga furnizimet jetike të ushqimit. Dikur e bollshme, popullsia e ngjalave, preja e preferuar për shumë lloje shpendësh, ka rënë me 80 për qind në këtë zonë, sipas Cel Arifi, i cili mbikëqyr operacionet e peshkimit në lagunë. Edhe speciet si gaforrja blu kërcënojnë biodiversitetin e ligatinave në Shqipëri. Ndotja së bashku me degradimin dhe shkatërrimin e habitatit të shpendëve nga njerëzit përbën gjithashtu një rrezik të konsiderueshëm. Pamjet; AFP

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07