Ukraina është zotuar se do ta mbajë të hapur vijën e saj ajrore për udhëtimet ndërkombëtare pavarësisht paralajmërimeve se trupat ruse mund të pushtojnë në çdo pikë. Kompania ajrore hollandeze KLM u bë e para që ndërpreu fluturimet në ish-republikën sovjetike për shkak të tensioneve. Linja ukrainase SkyUp u shpreh të dielën se një fluturim nga Portugalia në Kiev, u detyrua të zbriste në Moldavi, sepse aeroplani i zotëruar nga kompania irlandeze kishte refuzuar lejen që të kalonte në Ukrainë.