Pas pezullimit të fluturimeve ndërkombëtare që prej marsit të shkuar si pasojë e pandemisë, tregu i fluturimeve ka pësuar humbje të thella. Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti kanë fluturuar për dhe nga Aeroporti i Rinasit 342.8 mijë pasagjerë. Rikuperimi i tregut duket ende larg dhe vështirë për të kapur nivelet e parakrizës.