Vijon fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra mjete nga Maqedonia e Veriut po presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar. Për të menaxhuar fluksin janë hapur 4 sportele për udhëtarët dhe një sportel për kamionët. Shumica e udhëtarëve vijnë për pushime në bregdetin shqiptar.