Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon të lëshohen fletarrestime ndaj udhëheqësve të lartë talibanë në Afganistan, lidhur me përndjekjen e grave, që sipas tij, është krim kundër njerëzimit. Kryeprokurori Karim Khan tha se ka arsye të bazuara për të dyshuar se udhëheqësi suprem taliban dhe shefi i drejtësisë “kanë përgjegjësi kriminale për krimin kundër njerëzimit të përndjekjes mbi baza gjinore”.