Kristian Preka, pronari i restorantit në Velipojë ku u vendos tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Për gazetarin Klodian Zhivani ai tregon se investimin e ka kryer me mundin e 10 viteve që ka punuar në Gjermani, dhe se nuk i ka borxh askujt.