Një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Radostinë në Fier. Flakët janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës duke djegur ullishte. Forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri, por banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri pasi zjarri i ndihmuar edhe nga era po përhapet me shpejtësi duke rrezikuar fshatrat Radostine dhe Zhupan. Banorët: Nuk ka shtet këtu, zjarrfikësja nuk ka ardhur. Po të ishte ndërhyrë në kohë, do të ishte shmangur djegia.