Rruga nacionale që lidh Athinën me Selanikun, u mbyll mbrëmjen e sotme, pasi flakët kaluan në anën tjetër të rrugës. Sipas forcave zjarrfikëse, flaka po u afrohet banesave. Autoritetet në alarm, pasi gjatë natës pritet të ketë erë të fortë, ndërsa mbrojtja civile dërgoi mesazh gjithë banorëve të vendit se gjatë së premtes do të ketë rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve.