Zjarret e mëdha që kanë përfshirë rrethina të Fierit gjatë ditëve të fundit, duke djegur dhjetëra hektarë pemë dhe shkurre. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajëri, flakët e favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë në disa zona kanë dalë nga kontrolli. Shefi i Emergjencave Civile Haki Cako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut, Lafter Shehaj kanë zbritur sot në terren për vëzhgimin nga afër të situatës. Aktualisht në terren ndodhen 8 mjete zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë të cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll vatrat e vogla aktive pas ndërhyrjes nga ajri.