Top Channel/ Fjalimi për Gazën “djeg” ish- ministrin grek. Varoufakis ndalohet të hyjë në Gjermani
13/04/2024 22:34

Autoritetet gjermane kanë ndaluar ish ministrin grek të Financave në qeverinë Tsipras në vitin 2015, Yanis Varoufakis, të hyjë në Gjermani , për shkak të një fjalimi që do të mbante në një konferencë për Gazën , kundër Izraelit dhe në favor të Palestinës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Varoufakis me postimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehet se Ministria e Jashtme gjermane lëshoi një “Betätigungsverbot” (ndalim aktiviteti) ndaj tij dhe dy akademikëve të tjerë, pas një ndërhyrje të forcave policore në konferencën për Palestinën që do të mbahej në Berlin. Kjo i kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit”- thotë Varoufakis, kreu I MeRA25 të Greqisë, në një video që ka shpërndarë nga llogaria e tij në rrjetin X. Yanis Varoufakis kreu i MeRA25, ish Ministri grek i Financave Është jo vetëm një ndalim hyrjeje në Gjermani, por edhe ndalimi i pjesëmarrjes në çfarëdo evenimenti gjerman me zoom me video link ,madje dhe ndalim publikimi në Gjermani në çdo lloj portali gjerman qoftë edhe të një video si kjo që po shihni tani nga unë. Dy personat e tjerë për të cilët u dha një ndalim përkatës janë akademiku Salman Abu Sitta dhe kirurgu, rektori i Universitetit të Glasgoë-it Ghassan Abu Sittah, i cili madje u arrestua dhe iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit. Të dy, së bashku me Yanis Varoufakis, do të merrnin pjesë në Konferencën për Palestinën të organizuar nga "Zëri Çifut për Paqe" dhe partia MeRA25 e Gjermanisë, me një kërkesë qendrore "armëpushimi dhe ndalimin e gjenocidit në Gaza". Yanis Varoufakis ka thënë gjithashtu se “mungesa e demokracisë në Evropë po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe se Gjermania, para së gjithash, e di më mirë se çfarë rreziqesh fsheh ky qëndrim. Është koha që qytetarët demokratë të marrin një qëndrim kundër një Evrope që po zhytet përsëri në errësirë” – ka theksuar politikani grek. Pamjet: AFP

Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32