Top Channel/ Fjalimi i Biden, plane masive për të ardhmen e Amerikës
29/04/2021 11:29

“Le ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”, thoshte paraardhësi I tij, Donald Trump.”Amerika është sërish në lëvizje”, tha Joe Biden në fjalimin e tij të parë përpara dy Dhomave të kongresit, të mbajtur pak para se të mbusheshin 100 ditë nga mandati I tij. Shefi I shtëpisë së bardhë prezahtoi axhendën e tij ambicjoze, me një paketë gjithëpërfshirëse nismash me vlerë 1.8 trilionë dollarë për familjet amerikane, arsimin, vendet e punës, infrastrukturën, klimën e të tjera. Sot kam ardhur të flas për një situatë krize dhe mundësish. Për rindërtimin e vendit, rigjallërimin e ekonomisë dhe fitore në betejën për të ardhmen e Amerikës. Falë jush, popullit amerikan, përballë pandemisë më të vështirë që kemi ndeshur, arritem te kapercejme problemet logjistike për të vënë nën kontroll këtë sfidë, përfshirë ndihmat financiare për të mbrojtur amerikanët e goditur nga pandemia. Biden u ndal edhe tek administrimi i vaksinave kundër koronavirusit në SHBA, duke e përshkruar atë si “një nga arritjet më të mëdha logjistike në historinë e SHBA-së”. Ai shtoi se administrata e tij duhet të bëjë më shumë për ta kthyer vendin në këmbët e veta dhe për të siguruar se ai do të udhëheqë botën në dekadat e ardhshme. Për këtë qëllim, planifikon shpenzime masive që shkojën deri në 4 trilionë dollarësh. Amerika po lëviz. Po lëviz përpara. Dhe ne nuk mund të ndalojmë tani. Ne jemi në garë me Kinën dhe vendet e tjera për të fituar shekullin 21. Biden sqaroi se Plani i tij për Vende Pune parasheh 2.3 trilionë dollarë, ndërsa Plani për Familjet 1.8 trilion të tjerë. Ai tha se rritja e shpenzimeve do të paguhet nga taksat më të larta për korporatat dhe të pasurit, por ky propozim është refuzuar më herët nga republikanët, e madje edhe nga disa demokratë të tij. Sipas disa analistëve, presidenti bëri përpjekje të lidhë politikat e tij të shpenzimeve dhe konkurrencën me Kinën, për të fituar mbështetjen e republikanëve. Si republikanët, ashtu edhe demokratët, janë të shqetësuar për rritjen e fuqisë ekonomike dhe ushtarake të Pekinit.

Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44
Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00