Top Channel/ Finlandë, minus 37 gradë: Bllokohen turistët në aeroporte, probleme dhe në Europë!
12/01/2026 12:26

Mijëra turistë janë bllokuar në veri të Finlandës pasi fluturimet nga Aeroporti i Kittilës u pezulluan për shkak të temperaturave ekstreme. Sipas ABCnews, termometri në aeroport raportohet të ketë zbritur në -37 gradë Celsius. I ftohti i skajshëm, i cili ka zgjatur prej disa ditësh duke vështirësuar procesin e shkrirjes së akullit për avionët e duke penguar operacionet aeroportuale. Kittila ndodhet në rajonin e Laplandit, një zonë pak e populluar në veriun e Finlandës. Edhe pse janë të mësuar me dimra të ashpër, finlandezët këtë vit po përballen me temperatura më të ulëta se zakonisht. Kjo valë e të ftohtit ka prekur gjithashtu zona të gjera të Europës veriore, qendrore dhe lindore. Bora e dendur, erërat e forta dhe rrugët e mbuluara nga akulli kanë rritur rrezikun e udhëtimit në shumë vende të kontinentit të vjetër. Në Gjermani, përdoruesit e linjave hekurudhore u përballën me vonesa dhe anulime të shumta të dielën, pasi reshjet e dendura të borës detyruan operatorin Deutsche Bahn të ndërpresë të gjitha shërbimet në rajonet veriore. Autoritetet gjermane njoftuan gjithashtu se, për shkak të motit ekstrem, të gjitha shkollat në North Rhine-Ëestphalia — shteti më i populluar në perëndim të vendit — do të qëndrojnë të mbyllura dhe mësimi do të zhvillohet sot online. Ndërkohë, në Estoni dhe Lituani, autoritetet u bënë thirrje shoferëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme për shkak të stuhive të parashikuara, ndërsa Letonia fqinje dha alarmin për reshje të dendura debore në perëndim të vendit.

Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
DIGITALB DIGITALB