Ditë zie kombëtare është shpallur në Nepal pas aksidentit më të rëndë ajror në këtë prej tre dekadash. Të paktën 66 nga 72 personat në bord humbën jetën, ndërsa kërkimet për të zhdukurit dhe për kutitë e zeza, vazhdojnë. Një video e re ka dalë në dritë së fundi, e tregon momentet para rrëzimit dhe gjithashtu dokumenton përplasjen dhe flakët që përfshinë pjesë të ndryshme të avionit.