Shpërthime të forta janë dëgjuar rreth orës 2 të natës me orën lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karacas. Qeveria venezuelane nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e tyre, por disa dëshmitarë të cituar nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve raportojnë për avionë ushtarakë që fluturonin në lartësi të ulët dhe për “të paktën shtatë shpërthime”.