Në Korçën që identifikohet si qyteti i festave, spejtakli i humorit Verë dhe Portokalle kulmoi mbrëmjen e së enjtes duke mbledhur në sheshin para Katedrales mijëra njerëz. Me kërshëri qytetarët pritën interpretimin e artistëve të cilët ju dhuruan një mbrëmje argëtuese këtë herë jo nga ekrani siç janë mësuar ti shohin çdo javë.