Dita Botërore e Gruas në Elbasan u kujtua me protesta dhe thirrje sensibilizuese kundër dhunës ndaj gruas dhe nxitjes së barazisë gjinore. Ngjarja e rëndë e 1 Marsit ku tre gra mbetën të vrara u kujtoi grave në Shqipëri se 8 Marsi nuk është një ditë feste. Por kjo ngjarje ktheu pasigurinë dhe frikën te gratë të cilat ndodhen në situata të ngjashme.