Për festat e fundvitit Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizoi një ditë ndryshe, dedikuar gëzimit të fëmijëve. Një fshat i vogël u ndërtua në aeroport, si vend takimi mes fëmijëve dhe Babagjyshit ku ata hodhën dëshirat e tyre. Me dhuratat në krahë, Babagjyshi trokiti derë më derë, duke i surprizuar që dëshira e tyre ishte bërë realitet.