Vitit shkollor po i vjen fundi por ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët e klasave të para, të cilët pasi mësuan një pas një shkronjat e alfabetit i dhanë fund Abetares. Gëzim por dhe shumë emocion për ta sot, pasi do të tregonin para prindërve dhe gjyshërve se çfarë mësuan në klasë të parë, me performancat e tyre. Mësuesja e klasës së parë nuk harrohet kurrë dhe në fakt janë ato që me shumë durim dhe lodhje i mësojnë fëmijët e i orientojnë drejt dijes.