Dashamir Çela në vitin 2010 la Holandën për tu marrë me lopë. Në këtë stallë pas shumë sfidash Dashamiri arriti që të ketë 40 krerë gjedhë. Dëshira e tij është që të ketë një stallë moderne që garanton siguri ushqimore. Edhe pse u shpall fitues i programit IPARD, ishte Bashkia e Dimalit ajo që e preu ëndrrën e fermerit.