Në fshatin Murriz në Fiershegan të Lushnjes përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi. Si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes së ujërave nga shtrati lumenjve, shumë sera janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht, ndërsa sipërfaqe të mëdha toke të mbjellë me foragjere po kalben.