Top Channel/Fermerët francezë nuk ndalen edhe pas “dorëzimit” të qeverisë përballë kërkesave të tyre
27/01/2024 21:58

Sindikata kryesore e fermerëve të Francës fitoi një sërë të drejtash nga qeveria të premten pasi bllokoi rrugët kryesore për në Paris në protesta që fokus kishin pagat, taksat dhe rregulloren. Duke u përballur me krizën e tij të parë të madhe si kryeministër, Gabriel Attal vizitoi një fermë bagëtish në departamentin Haute-Garonne në Francën jugperëndimore, aty ku protestat e para me bllokime autostradash ndodhën, për të njoftuar masat që do ndërmarrë qeveria. Attal tha se qeveria do t'i "i japë fund" kostos në rritje të karburantit dizel që përdoret për makineritë bujqësore, e cila ka qenë pasojë e uljes së taksave për karburantin që po hiqet gradualisht. Do të ketë gjithashtu një fond emergjence për të ndihmuar fermerët e bagëtive të luftojnë sëmundjet midis tufave të tyre. "Ne kemi vendosur të vendosim bujqësinë mbi çdo gjë tjetër," tha Attal. Sindikatat janë të ndara se si të reagojnë. Fermeri që nisi bllokadën e parë dhe është kthyer në një figurë kyçe në lëvizjen e protestës, Jerome Bayle, tha se pasi kishte "fituar" në pikat kryesore, do të rihapte autostradat deri në mesditën e së shtunës. Por disa minuta më vonë, shefi i FNSEA, Arnaud Rousseau, hodhi poshtë shpresat për një fund të shpejtë të krizës, duke bërë thirrje për "mobilizim të vazhdueshëm". Qeveria është përpjekur të mbajë pakënaqësinë mes fermerëve që të mos përhapet muaj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, të cilat shihen si një test kyç për qeverinë e presidentit Emmanuel Macron. Rrethimi i kryeqytetit të së premtes pasoi disa ditë ndërprerjesh të rrugëve në autostrada, si dhe autokolona me traktorë nëpër qytetet kryesore dhe protesta përpara ndërtesave qeveritare. Pamjet: AFP

Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24