Rikthimi në teatër ishte një ngjarje e shumë pritur për publikun e Tiranës. Edhe pse kishte thirrje që teatrot duhet të hapeshin më heret, shfaqja e parë premierë pas 18 muajsh mungesë u realizua të shtunën, më 10 korrik nga Teatri Kombëtar “Ferma e Kafshëve”, një shfaqe që vijon ende në Amfiteatrin e Liqenit, nën regjinë e Driada Dervishit mbushi shkallarët.